|
| HISTORI PERSONALE... | |
|
+5rexhi xhesib azrael jurgeni AI_CUNI_ATJE 9 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
AI_CUNI_ATJE
Numri i postimeve : 967 Age : 37 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: HISTORI PERSONALE... 9/2/2008, 12:06 am | |
| PER TE MIRE TE POPULLIT E FSHIVA KETE...
Edituar pėr herė tė fundit nga nė 15/2/2008, 2:13 pm, edituar 2 herė gjithsej | |
| | | AI_CUNI_ATJE
Numri i postimeve : 967 Age : 37 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 9/2/2008, 11:48 am | |
| Ne enderr si nje mankth me vjen. Qan, qesh dhe luan me mua... Iken vjen pa me then asnje fjale. Tashme ke ikur... Por kur do te vish perseri? Ndoshta neser...? Po nuk erdhe neser...? Ndoshta pasneser... Dhe e di qe do vish dhe te pres me lot ne sy... Vall me te vertet do te vish pa ikur perseri?! Ike duke me dhuruar dhimbjen si kujtim... Edhe pse se doja duhet ta pranoja. Tashme vetem per dicka te falenderoj... Se ti me mesove cishte dashuria. Faleminderit per gjithcka, qofte dhimbje lot nete pa gjum gezime dashuri... Nese svjen ne kete bote... Nje cope parajse do ta ruaj per ty une tani nuk e di se cpo ndodh pa ty qe nga dita e ndarjes sone lotet kane zene vend ne syte e mi. nuk mundem ti ndal dot edhe pse e di dhuem mire qe jane te pa merituar. me kujtohen shume gjera njehohesisht... shume momente qe nuk mund ti harroj shume caste qe me bejne te vuaj. mendova se ndarja do me bente te te harroja por nuk po ndodh aspak keshtu. perkundrazi! ajo po me ben te te dua me shume po me shton me shume ate mall te zjarrte qe kisha kohe qe e ndjeja. e di mire qe po mundohesh te ndertosh nje jete te re atje... larg nga te gjithe nga gjithcka dhe nga une.. te uroj me gjithe forcen e shpirtit te jesh e lumtur... ndoshta kete fat te ka rezervuar jeta! por kur ti te jetosh ate jete te re kur te kesh prane dike tjeter ktheje edhe njehere koken nga e shkuara... me co njeher neper mend sepse kujtimi im nuk eshte vrases per ty... ajo do te jete thjesht nje aventure e bukur e moshes! mos u mendo se sime bere te vuaj aq shume as mos u pendo! rri e qete sepse une te dua me gjithe shpirt e te kam falur gjithcka... vetem mendo se dikur kam qene e shkuara jote se zemren time ta fala krejtesisht ty! do te ndihesha me mire nese ti nje dite do te ndjeje pak nostalgji per ndjenjen tone qofte edhe per nje cast te vetem. Vetem mendo se diku larg hapesires qe na ndan eshte nje shpirt qe vuan per ty qe do te te prese perjetesisht! eh! malli me ka mbytur... ne cdo cast me del fytyra jote. me kumbojne ne vesh fjalet dhe premtimet e tua! ne cdo enderr me shfaqesh duke buzeqeshur sapo zgjohem kuptoj se ishte thjesht enderr e bukur dhe me pas trishtohem... qaj mbytem me lot se me duket sikur keshtu do te kthej serisht por ky eshte vetem nje pretekst per te jetuar ne genjeshtra per tu shmangur realitetit te hidhur qe po me shkaterron pak nga pak. tani jemi vertdet larg dhe une prane kam vetem kujtimet e cdo dite qe kemi kaluar bashke... prane kam vetem mallin qe me djek e pervelon ashtu si llava e nje vullkani qe shkaterron cdo gje qe ka perpara. ashtu dhe malli qe kam per ty nuk po me le te jetoj jeten time me ben te hedh poshte cdol mundesi per te qene i lumtur... ndoshta heren tjeter qe do te shihemi do te kesh ne krah dike tjeter dhe nga une ndoshta sdo ti kthesh syte as per te me pershendetur. ndoshta do te kesh harruar se dikur kam ekzistuar ne jeten tende dhe kjo do te jete tronditja qe do te me shkaktoje me shume dhimbje... e megjithate une do te jem serisht ai qe do te shoh nga larg lumturine tende por kurre nuk do te behem nje i trete ne lidhjen tuaj sepse ti ndoshta do te ndjesh per ate pasion te mallshem qe me bere ta jetoj vetem ti... une nuk dua te vuash e te ndjesh te njejten dhimbje te cilen dikur ma bere ta jetoja... une do te kenaqem vetem me lumturine tende sepse keshtu te pakten do te jem me i qete. duhet te mesohem me humbjen tende, me idene se nuk od te jesh kurre e imja, por nuk mundem te te mos mendoj qofte edhe per nje cast te vetem, sepse ti je kudo... ne cdo lot trishtimi je ti, ne cdo cast dhimbje je ti... je kudo , ne cdo pjese te qenjes sime, por teper larg dhe e pa arritshme... je thesari me i cmuar qe nuk munda ta kem kurre, mbreteresha e mbreterise DASHURIA ne te cilen nuk mund te jem as sherbetor... tani LAMTUMIRE pergjithmone dashuria ime e paarritshme! "Lamtumire" dashuria ime e pamundur... | |
| | | AI_CUNI_ATJE
Numri i postimeve : 967 Age : 37 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 11/2/2008, 12:30 pm | |
| I kapur ngadale ne rrjetene e padukshme te mendimeve te castit qe fanepsen heshturazi mbrapa gjesteve, fjlaeve, shikimeve gati-gati te rasteshishme detyrohesh te ulesh ne kolltukun lekundes te ndjenjave. I corjentuar nga dicka qe te mungon ne menyre therrese, te cilen per cundi nuk e ke patur kurre pyet veten sit e ka lindur ai zjarr I fuqishem qe vazhdon te zmadhohet. Cfare eshte valle ai zjarr cudiberes qe shperthen me nje furi mbinatyrore neper vena duke te bere me te prekshem ndaj gjithckaje qe te rrethon, me te larte nga ana shpriterore e rizgjuar me nje tjeter fantazi te papermbajtur dhe plot nuance te reja? Sa shume te ndryshon ky zjarr, ky rebesh yjesh renes ne kthjelltesine e nje nate fantastike vjeshte. Te kap papritur duke te te lene pafjale , vetem me nje shije te embel mbi muze dhe nje arome te kendshme ne hunde. Valle kush e ndez kete zjarr ? Ne vete apo...? nje moment, nje cast i vetem dhe gjithcka ndyshon. Ashtu teper natyrshem pa asnje mangesi, pa asnje te mete. Ndoshta vetem me nje. Njerzimi. Valle njeriu eshte tpere primitiv per te kuptuar, per te asimiluar per te jetuar kete ndjenje kaq te holle? Disa kalojne ne hiperbolizim vetem te skeletit te gjymtuar, gjyshem te zbehte, gjysem misterioz, pa [erkur kompleksitetin, gjeresine apo thellesine e saj duke u perpjekur te shohin vetem ate qe i mjafton atyre per te pare. Dhe nje moment cekulibri heshtin. Te tjere te shtyre nga koncepte shtazarake dhe misherore bien ne degradim te tejskajshem aq konfuz sa mjafton per mos e kthyer me koken mbrapa per te ripare edhe nje here ylberin shumengjyresh qe katandiset ne nje cast te shkeputur kohe bardhe-zi. Fakt eshte se kur perballemi me te duket sikur asgje nuk mund te na ndihmoje. Duke filluar nga llogarite, kompromisat, rruget e shkurta, arsyetimet filozofike, sociologjike, llogjike, matematike, biologjike apo poetike. Asgje ! te pakten asgje e kriuar nga mendja apo dora e qenies me inteligjente qe esthe vertetuar se egziston. Njeriu. Supozimet jane nga me te shumtat, por fakt eshte qe akoma kane mbetur ne stadin e supozimit. Disa teper te thjeshta per tu besuar. Te tjera teper te kompikuara per tu kuptuar. Ndoshta nje dite do te kuptojme me shume. "Pote germosh me thelle do te gjesh uje ». Kjo etja jone per te kuptuar dhe ditur po na mban gjalle. Por a jemi ne gati per shpjegimine e saj ? Ndonjehere me duket se kjo bote mbahet ne kembe nga fshehtesite. Po shpirti yne? Sa pikepyetje qe lindin, rriten, fshihen neper skutat apo qoshet e erreta, diku ne mes te absurdeve te jetes trondisin shpirtrat tane cdo dite? Cfare do te ishim ene pa to? Secili prej nesh ka nje lloj marifeti te tijin, per tu shmangur te pakten disa momente nga ajo te cilen guxoj ta quaj mbretereshe te ndjenjave pa u perpjekur te permbledh gjithe madheshtine e saj ne nje emer sepse nuk egziston ende nje fjale e tille. Ju zbuluat timin! Mos mendoni per tuajin se kam frike se do te pyesni veten dhe per sa kohe mund ta perdorni?.... | |
| | | AI_CUNI_ATJE
Numri i postimeve : 967 Age : 37 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 11/2/2008, 12:31 pm | |
| Ku do te me cosh kete here? Mendjet e te dashuruarve me kane merzitur dhe vetja me duket shume i cuditshem kur ndodhem atje. Sot hmm... Sot me zgjidh nje vend te vecante. Pa re ne qiell, pa zera te frikshem, pa mendime raskapitese. Te duket sikur te kerkoj shume? Ndoshta. Ndoshta jo. Sot jam keq. Jam shume i ndjeshem. Ndaj te bukures, ndaj te hidhures, ndaj te egres. Eshte vertet keq kur ujrat e detit tend shpirteror jane qetesuar mbasi shikon me kthjellet, kupton me mire, mendon me qete. Do te pyesesh ku qenron e keqja ketu? E thjeshte. Pikerisht ne keto momente kur ti mendon se cdo gje eshte ne rregull dhe triri i qetesuar behet me largpames, kupton kaosin ne te cilin ndodhesh, qe te rrethon, qe po te mbledh rrethin cdo dite e me teper duke te shtyre drejt humneres dhe ti sheh veten tashme ne buze te saj. Kurse kur mendja jote eshte e zene duke kerkuar nje rrugedalje per ti paraprire enderres akoma te parealizuar asqe nuk perpiqesh te shohesh me larg hundes tende. Ndaj enderr e dashur. Mos me ler vetem. Me co diku larg, teper larg. Nqs ka mundesi aq larg sa rruga per kthim te vazhdoje deri ne fund te jetes sime. Mos kem me asnje cast qetesie, asnje cast qartesie, asnje moment qe te mos jem i zene se menduari per veten ose me sakte per endrren time. E hidhur apo jo? Kjo eshte e verteta te tjerat me duken halucinacione. Duhet te zgjedhesh se cfare do te besh. Nje vrapues i pafat qe hesht para acarit te akullt qe e pushton cdo dite e me teper per ta shnderruar ngadale ne nje cope akulli, me pas ne nje pellg me uje dhe ne fund ne nje atom mikroskopik ui qe ngrihet lart ne masen e madhe inerte te quajtur ajer. Ose ne nje "realist" objektiv qe dita dites duket sikur vdes pak nga pak, para cdo zbulimi qe ben mbi te fshehtat e medha te natyres se vet.... | |
| | | AI_CUNI_ATJE
Numri i postimeve : 967 Age : 37 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 11/2/2008, 12:34 pm | |
| Hap deren e dhomes time dhe pa u menduar hyj brenda. Gati-gati ne menyre instiktive. Ajo eshte gjithcka qe mund te kerkoj tani ne keto momente. Nje vend i gjithi i imi ku mund te qendroj i pangacmuar dhe i vertete. Skuta ime e erret, ku nuk egzistojne ngjyrat apo dritat. Gjithcka atje eshte e njete, pa ndryshime. E erret per mos u dukur copat e korraces time kur bien poshte pa zhurme. I zbuluar nga cdo mburoje por i sigurt, me ndihmojne te ec perpara per mos u perplasur neper qoshet e zhvendosuar nga imagjinata ime. E erret per mos u ngacmuar nga gjithcka qe me rrethon pa zhurme por qe gjithashtu ben hije kur ndodhet ne drite. Dhe keshtu hyj brenda duke terhequr zvarre kembet qe i ndjej te shkeputura nga pjesa tjeter e trungut. Mbyll deren me ngadale dhe filloj renien ne vorbullen e fuqishme te boshlleku qe me pushton. Nen efektin e kesaj gjendjeje clirohem nga gjithcka dhe forca e rendeses pushon se diskutuari me muskujt e mi. Tani mund te shoh pa patur nevoje te hap syte. Shoh vetem ate qe duhet te shihet dhe perseri bije dhe bije duke cliruar cdo pike mbeshtetjeje. Tani ehste qetesi dhe frymemarja ime me ben shoqeri dhe kur cdo paterice largohet prej meje, renia shnderrohet. Tani trupi, mendja, shpirti nuk jane me te mite. s'kam pse prek, pse nuhas, pe shijoj sepse tani nuk jam vetem. Ajo qe kam kerkuar eshte me mua. Ne mua. Jashte vetes sime tani udhetoj i cliruar dhe shoh trupin tim tek mbyll syte te shkoje poshte. Sa cudi! Gjithcka tani shkon poshte. Mos valle bota ne nxitim e siper ka ngaterruar kah? Sa cudi!... | |
| | | jurgeni
Numri i postimeve : 1432 Age : 33 Registration date : 19/01/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 11/2/2008, 7:47 pm | |
| vete i ke shkruajt kto??? hallall | |
| | | AI_CUNI_ATJE
Numri i postimeve : 967 Age : 37 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 12/2/2008, 11:35 am | |
| CA VET CA I KA BERE PERSONI ME I DASHUR PER MUA LOL. DO SHKRUAJ DHE TE TJERA... | |
| | | AI_CUNI_ATJE
Numri i postimeve : 967 Age : 37 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 12/2/2008, 11:42 am | |
| Pėr lumturinė e vet njeriu duhet ti jetė mirėnjohės edhe iluzionit.
Dikush ka thėnė se jeta ėshtė njė ėndėrr dhe mė e keqja fillon kur fillon tė zgjohesh. Zgjimi ėshtė vdekja e shpejtė pasi ēdo gjė ėshtė iluzion. Unė nuk e besoj kėtė.Mendoj se ne futim nė jetėn tonė ėndrra pa fund, pasione e iluzione. Ka raste kur eci nė rrugė symbyllur duke i besuar instinkteve tė mia e pasioneve qė mė shtyjnė nė rrugėn e jetės duke me dhuruar buzėqeshje e njė zjarr tė brendshėm. Por unė jetoj vėrtet, ndiej .. nuk jam vetėm njė spektator pasiv nė kėtė skenė botėrore. Shekspiri e ka quajtur teatėr : njė iluzion pamor, mashtrim duke u shtirur si personazhe qė ndoshta nuk ekzistojnė fare po ne mendojmė se ekzistojnė. Ai ka jetuar shekuj mė parė kur pas maskave tė femrave nė teatėr fshiheshin meshkuj qė nuk dinin asgjė pėr botėn e femrės. Ajo botė e errėt e fshehur pas mureve e fustaneve tė gjatė e korseve mbytėse, botė e femrave kukulla qė linin nė duart e meshkujve gjithēka:jetėn e tė ardhmen e tyre. Po shpirti nuk blehet apo komandohet si njė makinė. Ka disa nyje qė prodhojnė shpresa e iluzione tė cilat askush nuk mund ti drejtojė. Natėn kur mbyllim sytė ne ėndėrrojmė pa i menduar ėndrrat, thjesht duam tė qetėsohemi , tė shplodhim trupin e mesa duket vetėm mes ėndrrash mund ta arrijmė paqen. Njė buzėqeshje krijohet nė buzėt e njoma tė trėndafilta tė njė foshnje kur lundron mes ėndrrash. Tė duket sikur bota ėshtė mė e bukur, sikur sheh dritė kudo e yjet shkėlqejnė mė tepėr atė natė, vetėm prej njė buzėqeshje tė pafajshme. Kur mendon pėr dashurinė tėnde, atė qė do mė tepėr nė kėtė botė, atė qė tė bėn tė qash e tė qeshėsh pėrsėri mes lotėsh, atėherė mendja jonė kalon si nė njė paradė tė vėrtetat dhe iluzionet qė i ke hedhur si njė mantel kėsaj dashurie. Asgjė nuk ėshtė perfekte nė kėtė botė asnjė person po fantazia e ky shpirt i pabesueshėm qė njeriu e ruan nga dallgėt e jetės si thesarin mė tė shtrenjtė, tė bėn ta besosh se idealja ekziston. Realja me tė vėrtetat e hidhura lihet mėnjanė njė ēast dhe e vė kokėn nė jastėkun e ndjenjave ..fillojnė tė krijohen imazhe tė thuren ėndrra tė kėndshme e ti mbulohesh nga njė gaz i brendshėm qė vetėm ti e sheh e ndjen. Edhe ajri bėhet plot aroma dhe sytė mbulohen nga njė mjegull lulesh e ngjyrash gati tė tejdukshme, ylbere tė pafundta e dritė ėngjėjsh. Iluzionet tė pushtojnė zemrėn dhe aty ke gjithēka tė nevojitet. Vjen dikush qė tė prek shpatullėn e tė pyet pėr diēka e zgjohesh. Sheh se je ulur diku e ndien ndoshta ftohtė. Jeta ėshtė kjo, zgjohesh nė njė moment. Mendja fillon tė punojė pėrsėri me llogjikėn dhe zbarkon nė realitet duke mbartur pak nga ai gaz i brendshėm lumturie. Flet e sytė tė shkėlqejnė, optimizmi tė jep njė dritė tė purpurtė nė fytyrė. Sa e lehtė ėshtė tė ndihesh mė mirė , mjafton njė dorė e vogėl iluzioni. Pėrfundimisht jeta tė duket jo aq e keqe. Unė qenkam I lumtur e nuk e dija?-pyet iluzioni yt, ai zėri i dytė qė ēdokush e ka brenda vetes. Ne jemi ujė, ajėr dhe ėndrra. Formula sekrete e krijimit tė njeriut. Sa i thinjur dhe i hidhur ėshtė ai shpirt i zbrazur nga ėndrrat. Fantazia vdes kur njeriu e dėbon vet dhe atė njėēik qė i mbetet brenda e vret me trishtim realiteti. Por jo gjithmonė vret realiteti. Ai tė dhuron shpresa. Hirushja e Borėbardha na kanė ndjekur nė fėmini me atė moralin e fitores sė tė mirės mbi tė keqen dhe ne ndjekim kėtė fill duke menduar: Po, dashuria fiton mbi urrejtjen, e mira mbi tė keqen, pse jo? Jeta ėshtė kaq e bukur sepse ka larmi. Ka hidhėrim po ka dhe gėzim, ka tė qara po ka edhe tė qeshura, ka hije po edhe dritė, ka pleqėri e vdekja po ka dhe fėmijėri e jetė. Jeta njė zhurmė midis heshtjes ka thėnė Isabel Allende. PO njė zhurmė plot tė papritura, iluzione nėn diell e pluhur yjesh. Nėse guxon jeto shijo pluhurin e yjeve, kupat e ėndrrave piji deri nė fund e lėsho njė pasthirrmė kėnaqėsie, trego ēfarė ndien e ndaje lumturinė. Lumturia ėshtė njė krijim i bukur i njeriut. Ka shume zhurmė brenda, shumė energji shumė fjalė tinguj shumė botė. Pihet nė doza tė vogla e ndarė mes njerėzish se e tėra njėherėsh tė vret. Shpirti i njeriut ėshtė aq i pafund po zemra ėshtė kaq e dobėt , kjo shoqeri ndan ēdo gjė: dashuri e shpresė. Njė pikėz tė qeshure bėn dy buzė tė tjera tė hapen, njė ėndėrr e treguar me pasion frymėzon ėndrra tė tjera. Pak zhurmė krijon zhurmėn tjetėr nė kėtė jetė. Sa i bukur zinxhiri i jetės, shkon pafundėsisht e rikthehet pėrsėri te ne. Jeta e njeriut: ujė, ajėr e ėndrra tė veshura nė iluzione e ndjenja
Sa pak kemi nevojė pėr tė qenė tė lumtur! | |
| | | AI_CUNI_ATJE
Numri i postimeve : 967 Age : 37 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 12/2/2008, 11:44 am | |
| Ju ka ndodhur ndonjehere te qendroni vetem ne shoqerine e mendimeve tuaja? Ju ka ndodhur ndonjehere qe te mbyllni syte dhe te filloni te bisedoni me veten per rendesine e nje casti qe ka lene shenje ne botekuptimin tend? A ju ka ndodhur te degjoni ndonje peshperitje te pazakonte qe ju ka bere me te ndjeshem, me te larte shpirterisht, me te guximshem moralish ku fjalet fillojne dhe rrjedhin si nje perrua i shkumezuar duke ju shpene ne nje bote tjeter. nje bote ku ju jeni krijuesi dhe vete krijesa. une besoj se keta zera flasin brenda secilit prej nesh. Ndoshta tek dikush peshperisin, tek nje tjeter therrasin, ne te tjere kendojne, renkojne, krijojne, zbulojne te fshehta ngacmuese. Rendesi ka ti degjojme ato. | |
| | | AI_CUNI_ATJE
Numri i postimeve : 967 Age : 37 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 12/2/2008, 11:50 am | |
| Tani duhet te jete koha ime. Koha ku une ngrihem dhe ndryshoj. Apo gabohem...? Perseri hesht. Nuk leviz. Qendron atje ku je. Nuk e di pse por perton dhe te hapesh syte. I topitur zhytesh i gjithi ne ujrat e vakta te lumit te iluzionit dhe atje shijon ato momente te shkurta qetesie deri sa te vije dallga tjeter, e cila prape do te te shkunde derisa te sheshoje keshtjellen tende prej rere. Por tani je i qete dhe syzet e erreta ndalojne rrezet e diellit te te vrasin syte e ndergjegjes. Duke udhetuar me mend neper luginen e jetes tende qe shtrihet krenare mbi truallin e kesaj jete, ekoja e nje zeri degjohet kudo. Here i mbytur, here i forte. Por gjithmone vetem eko. Kurre origjinali. Cuditesh se pse nuk je bere asnjehere kurioz per te kuptuar prejardhjen e saj. E cuditshme, e njejta eko degjohet akoma edhe sot. Te cohesh dhe te besh dicka per te kuptuar me shume? Por ti je mire keshtu sic je. Te gjitha te vertetat jane caktuar prej teje. Asnjehere nuk te eshte dashur te dish me shume. Nuk ke patur nevoje te drejtohesh qorrazi diku per te mesuar te ecesh, te flases, te sillesh, te godasesh, te ulerish, te heshtesh jashte qenies tende. Por ajo eko. Ajo eko tani po te shqeteson shume. Nqs ka nje eko, ka dhe nje ze. Nqs kjo eko e ka shoqeruar si nje simfoni te heshtur te gjithe kohen tende atehere zeri qe eshte duke folur egziston pavaresisht prezences tende. Cfare kerkon prej teje? Kush eshte ai qe flet? Ku do te coje? Cfare do te ndodhe me ty? Djerse?! Pse djerese te ftohta te pushtojne? Cfare do te ndodhe me pas? Si duket kjo te shqeteson. Sa cudi! Tani zeri degjohet shume shkoqur dhe nje pjese e jotja duket sikur rizgjohet pas shume kohesh dhe i pergjigjet me nje frymemarje te thelle. Duket sikur eshte dicka teper familjare e cila te njeh me mire se ti njeh veten. Te njeh para se ti te hapje syte. Do te cohesh? Do te levizesh? Gjymtyret i ndjen te mpire, por akoma mund ti perdoresh. Mund te zgjatesh doren dhe te kapesh fort mbas asaj ekoje per te levizur nje here dhe pergjithmone. Te vdesesh per tu ringjallur. Per te jetuar... | |
| | | AI_CUNI_ATJE
Numri i postimeve : 967 Age : 37 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 12/2/2008, 11:54 am | |
| Fytyra ime e thyer. Ulem ne gjunje dhe me kujdes filloj dhe mbledh copat e fytyres sime te cilat jane hedhur te coroditura pertoke. As hena nuk po me ndihmon sot, duke u fshehur mbrapa disa reve zemerake. Kurse ate nate po me buzeqeshte nga lart plot me kersheri. Ajo nate... I vetkenaqur u leshova i gjithi per tu gelltitur nga vorbulla e turbinave zhurmuese te erresires. I paprekshem me dukej vetja dhe koka nuk kthehej kurre mbrapa per te pare pasojat e arsyetimeve te reja. Gjella e vjeter ishte tanI vec nje kujtim qe duhej shkulur nga kujtesa. Keshtu i mbuluar me petkun e vetqeverisjes prezantohesha duke thene: Jam ketu per te qendruar. Tani kisha pare, udhetuar, ndertuar i vetem, me shume se cdo tjeter. Kisha tronditur me fort se nje uragan, kisha joshur me shume se nje trendafil, kisha ndryshuar statusin tim. Tani isha dikushi. Por duke ecur duke vrapuar, disa gjera detyrohesh ti shkases anash, pa te prekur receptoret e ndijimit. Shume shpejt apo shume vone, ne librin tim shume faqe filluan te mungonin. Disa te tjera dukeshin sikur ishin grisur me force per tu flakur si te panevojshme. Ingranazhet nuk po funksiononin me ne menyren e duhur. Koha e se vertetes po afronte. Copat e mbreterise sime prej rere po binin ne menyre te dukshme. Ndjenjat e verteta fituan luften. I shkundur, i rrezuar, i pluhurosur, i gjymtuar ndalova vrapin tim ne kete nate te ftohte. Vizione, enderra, zera, goditje, shkarkoheshin ne trurin tim si gjemime rrufesh. Dhe te gjitha keto shumoheshin, shtoheshin, fuqizoheshin, shperhapeshin derisa... Nje shperthim dhe fytyra ime... Fytyra ime tani eshte e piste, me balte, dhe ne njemije copa. Ndoshta nje dite, nqs lodhem shume do ta kem perseri te plote duke me buzeqeshur nga reflektimi i nje pasqyre.... | |
| | | AI_CUNI_ATJE
Numri i postimeve : 967 Age : 37 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 12/2/2008, 11:58 am | |
| I pėlqente tė priste agimin. Tė shihte qiellin si ndryshonte ngjyrat me emrin e tij nė mendje e kraharor. I dukej sikur e merrte me vete nė ėndra, kur e zinte gjumi... Ishte njė orė kur e ndiente mė shumė zėrin e shpirtit tė tij. E ngrohte fakti qė edhe pse ata s'komunikonin, shpirtrat e tyre flisnin me njėri tjetrin me gjuhėn e tyre tė pakuptueshme. Kėnga e zogjve jashtė dhe zėri i tij, melodia e tij nė shpirt ishin ninanana mė e ėmbėl. Nuk harronte t'i thoshte nė ajėr -gjumė tė ėmbėl dhembshuri... Ishte mėsuar tė dėgjonte melodinė e tij qė shumė shpesh i ngjante njė kėnge vaji... dhe shpirti i ngrihej peshė. Sa herė qė e mendonte, sa herė qė e dėgjonte ata tinguj tė dhimbshėm qė i trazonin shpirtin. Sa do donte tė kishte forcėn ta largonte kėtė dhimbje, qė tingujt mos ishin mė kėngė vaji por kėngė gėzimi, buzėqeshjeje pėr njė jetė tė re... Ėshtė e mundur qė dy shpirtra tė jenė kaq tė lidhur? Tė ndiejnė gjithshka ndien tjetri? Ndiente njė ngushtim nė stomak, njė lloj ngėrēi muskujsh sa herė kishte emocione tė fuqishme nė pjesėn e sipėrme tė kraharorit. I mbante dy krahėt mbledhur rreth barkut, si pėr tė dashur tė pengonte kėtė masė dridhėse tė kalonte nė gjithė trupin. Preferonte ta kufizonte nė pjesėn e kraharorit, por pa sukses. Ishte shumė e fortė dhe njė drithėrimė i kapte gjithė trupin, si edhe tė forta... Dridhej e tėra, mornica i shkonin nė trup dhe instinktivisht shtrėngonte edhe mė tepėr krahėt rreth belit, si pėr tė dashur tė ngrohte trupin. Njė moment e la tė lirė veten dhe ethet u pėrhapėn edhe tek kėmbėt... mė pas njė mpirje, njė kalim nga gjendja e ankthit nė njė mpirje totale.. Mėshonte mbi bark si pėr tė dashur tė mbyste aty kėto parandjenja qė s'dinte nga i lindnin. Rrinte pastaj pa lėvizur me shikimin e fiksuar tek librat qė kishte pėrballė. Dukej sikur ja largonin pak mendjen. Filloi tė mendonte se ēfarė do tė lexonte mė parė...por sėrish njė klithmė e mbytur nė shpirt... Njė thirrje nga larg qė shkaktonte zjarr, zjarr pa flakė tė dukshme, por qė digjte diku brenda kafazit tė kraharorit. Pėrqėndrohej tek dėrrasa e tij, pastaj shpėrndahet..dhe ajo ndiente dhimbje nė tė dy anėt. I dukej sikur kishte dy zemra njė nė tė majtė dhe njė nė tė djathtė. E qė tė dyja dhimbnin. Pėrpiqej t'i filtronte kėto mesazhe tė pakuptueshme dhe t'u jepte njė formė tė kapshme pėr gjuhėn e trurit. Nganjėherė gjuha e pakuptueshme e shpirtit vlonte sikur donte tė shpėrthente, por pasi pengohej nga kanalizimet e shumta tė trurit e humbte atė forcėn e saj. Prandaj shpesh herė thjesht mbyllte sytė, shtrėngonte duart rreth barkut si pėr tė mėnjanuar ethet dhe dėgjonte zėrin e zemrės... Papritur i lindnin shumė mendime nė kokė dhe njė afsh i nxehtė ndjenjash ja pushtonte shpirtin. Ndjenja qė duhet t'i transmetonte ndryshe do vazhdonin ta digjnin.. Kėshtu shpėrthente njė vullkan. Por i ngjante mė tepėr njė vullkani nėnujor, qė shkaktonte dallgė tė mėdha kur shpėrthente dhe shuhej nga uji i oqeanit... dhe mė pas gjithshka qetėsohej... Valėt qė arrinin nė breg nuk pėrplaseshin me furi sepse largėsia e vullkanit me bregun bėnte tė vetėn... | |
| | | AI_CUNI_ATJE
Numri i postimeve : 967 Age : 37 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 12/2/2008, 12:01 pm | |
| Sa cudi! Sot me pelqen shume te udhetoj. Edhe pse qenka dite e zymte, me shi dua te dal jashte per te zbuluar kendveshtrime te reja ose te vjetra. Disa thone qe te dalesh ne date 13 me shi sjell ters, por deshira qenka e paperballueshme. Vendosa! Do te filloj te fluturoj. Po si? Krahet e fatit le te me ndihmojne dhe le te me jape pak shoqeri. Le te nisem. Ne udhetim zakonisht merren vetem gjerat me te rendesishme. Dmth duhet te marr... arsyen, sigurine, gezimin, ndjenjen e se bukures dhe guximin. Dhimbjen, trishtimin, zemerimin dhe vetmine po i le ketu. Ose me mire vetmine po e marr me vete. Kur te duhet te meditosh, behet e dobishme. Tani besoj se jam gati. Kam harruar dicka? Ndoshta. Po asnje nuk eshte perfekt. Le te shohim si do te reagoj ndaj te papriturave. Disa dru zjarrit te imagjinates dhe... nisemi. Nje sekonde te lutem. Destinacioni? Hm. Pyetje me vend. Gjithmone yjet me kane intriguar shume. Naten vone me ndodhte shpesh te qendroja me syte e fiksuar ne ato pika te ndritshme qe prishin monotonine e qiellit gati te pakuptimte kur vishet me ate petkun e tij te zi ,bloze. Shume pyetje me udhetonin ne koke atehere, por koha kaloi dhe mundesite per te ngritur koken lart ishin gjithmone dhe me te vogla. I fokusuar gjithmone poshte ku si milingona me mutacion interesi, lakmia, inati, smira leviznin papushim dhe une qe perpiqesha mos i shkelja per te qene i paster. Tani me duket sikur po i dejgoj perseri ekon e pyetjeve te dikurshme qe jepnin liri te plote imagjinates e cila shnderrohej ne nje ure me te cilen une ngjitesha deri atje lart, per te filluar garen e vrapit me pengesa duke kercyer nga nje yll ne tjetrin. Disa ishin shuume te vegjel dhe mund te vendosja vetem nje kembe. Ehuu sa here nuk e kam mbajtur dot ekulibrin dhe kam rene ne krevatin tim te bute. Por tani duket se kam harruar se si ngjitesha. Sa keq. Ishte shume bukur kur shihje shtepite, qytetin, boten kur zvogelohej e zvogelohej deri sa behej vetem nje pike, ndersa ti ishe perseri ai qe ishe. Sa inat qe me vjen me veten. Cfare me ndodhi valle qe ndalova se udhetuari? Pse gjithcka eshte zmadhuar pafundesisht kurse une zvogelohem cdo dite? Duhet te filloj te udhetoj perseri. Eshte vertet bukur. Kete nuk e kam harruar te pakten. Kam nevoje te dal jashte per te zbuluar kendveshtrime te reja dhe te vjetra te harruara. Kam nevoje
| |
| | | AI_CUNI_ATJE
Numri i postimeve : 967 Age : 37 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 12/2/2008, 12:07 pm | |
| Ke degjuar ndonjehere se si funksionon loja e semure e gjilperave me koke? Afrohu dhe pak. Akoma me shume. Tani hesht dhe degjo. Kur dielli ulet poshte kores se tokes dhe erresira udheheq njerzit drejt dhomes se gjumit, diku mes pyjeve fantazem te anktheve te tua, nje zjarr i cuditshem ndez atmosferen. Si nje sy i plotfuqishem ai mbledh rreth vetes te gjithe shtegetaret e nates, duke filluar nga te pangopurit, lakmimtaret, keqdashesit, prostitutat, krenaret, mashtruset, genjeshtaret, perverset, hajdutet, vrasesit dhe te tjere te pagjume te cilet mezi presin te dalin jashte per te qene me ne fund vetvetja. Dhe kur te gjithe pazhurme mblidhen rreth atij zjarri intrigues gati te magjepsur apo me sakte te sjelle atje nga forca terheqese e mekatit te tyre qe cdo dite dhe me shume i transformon duke pushtuar cdo cep te tyren. Duken te qete ne pamjen e jashtme dhe te gjithe te perqendruar diku. Sikur syte e tyre te enjtur nga pagjumesia kerkojne dicka mes atyre flakeve te kuqe gjak. Cdo gjuhe flake ngjan me nje qiri varri te ndezur per nder te te vdekurit. Qetesi! Vetem heshtja dritheron ajrin perreth dhe zjarrin qe digjet e digjet. Ne ate moment qindra gjilpera dalin te skuquar nga flaket qe duket sikur do te perpijne qiellin dhe ngrihen lart duke qendruar pezull mbi koken e cdi oersini qe eshte atje. Asnje fjale. Asnje levizje. Gjithcka normale?! Te gjithe ngrene kokat ne te njejten kohe dhe shohin gjilperen e tyre. Gjilperat ulen dhe ngulen ne mes te ballit te te gjitheve. Vetem pak. Mjaftueshem per te marre nje pike nga gjaku i tyre . Mjaftueshem per te mbartur me vete nje pjese te mekatit te tyre qe i mban akoma zgjuar. Ne menyre te rregullt dhe te ftohte, ato levizin ne ajer duke u ngritur dhe u ulur ne secilin prej tyre, si nje mekaniziem unik, i persosur per te perzjere cdo forme ligesie tek cdonjeri prej tyre duke krijuar keshtu nje race te re njerzish mijra vite larg prej Adamit dhe Eves. Nje race e re. "Superore" ndaj se vjetres e cila pershtatet shpejt si nje kamaleon ndaj situatave te jetes se perditeshme duke mos pyetur per menyren se si do te arrije qelimin e saj. Qe nuk pyet per asnje apo asgje nqs ndodhet ne rrugen qe kalon prej hundes se saj tek objektivi qe ka. Nje race njerzish e cila duket sikur po mbyt te vjetren. E cila zhduk dhe transformon, duke punur 24 ore ne 24, gjithcka sipas deshirave te saj. Interesante apo jo? Do te bashkohesh me ta?... | |
| | | azrael
Numri i postimeve : 752 Age : 32 Registration date : 24/01/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 15/2/2008, 8:46 pm | |
| o lale na ben dot ca ese kur te na duhen ke shkolla se ti qeke shkrimtar profesionist.lol | |
| | | AI_CUNI_ATJE
Numri i postimeve : 967 Age : 37 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 23/2/2008, 1:24 am | |
| ti bej e lol pa problem.... | |
| | | xhesib
Numri i postimeve : 216 Age : 33 Registration date : 29/01/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 23/2/2008, 2:14 am | |
| po pse vete i ke bere ti keto? | |
| | | azrael
Numri i postimeve : 752 Age : 32 Registration date : 24/01/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 23/2/2008, 11:12 am | |
| | |
| | | rexhi
Numri i postimeve : 444 Age : 34 Registration date : 30/01/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 26/2/2008, 8:40 pm | |
| ahah e drejte lkomplimente shuuuuuum cool!!!!!!!!!! | |
| | | legend_boy
Numri i postimeve : 260 Age : 34 Registration date : 12/03/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 15/3/2008, 2:17 pm | |
| bravo bravo me pelqen shume ti je kopja shekspirit mor lal | |
| | | SANTUCO
Numri i postimeve : 39 Age : 34 Registration date : 03/04/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 18/4/2008, 5:33 pm | |
| o shekspiro paskemi te 2 te njejtin problem se edhe mua me ka shkuar larg dhe i them se nqs nuk vjen tani afer do ta marr oqeanin me not. | |
| | | A.N.I.
Numri i postimeve : 348 Age : 32 Registration date : 20/02/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 19/4/2008, 6:09 pm | |
| - SANTUCO shkruajti:
- o shekspiro paskemi te 2 te njejtin problem se edhe mua me ka shkuar larg dhe i them se nqs nuk vjen tani afer do ta marr oqeanin me not.
po jo me not,se eshte shum larg.me degjo mua,merr me mir avjonin,se vjen me shpejt.te puc foooolt | |
| | | just myself
Numri i postimeve : 52 Age : 35 Registration date : 17/04/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 19/4/2008, 9:49 pm | |
| Momenti kur nuk kam qen i lidhur me te dashuren eshte totalisht i imi ca tbej kur bie ne melankoli te thelle tik tak tik tak cdo cast qe kalon ne krijon nje therje ne kraharor,cdo moment qe iken me iken pa ty,cdo minute qe marr fryme me sjell vdekjen ne sy,cdo moment pa ty me fut ne trishtim. fjale boshe fjale pa kuptim nji te dua i mungon shpirtit tim,nje buzeqeshje sado e vogel me con mbi qiell nji shikim i yti me jep shprese. ste kam me mungon ste shoh jam verbuar ,sti degjoj fjalet e tua te embla te me shqeresonin zemren.... me mungon fryma jote me mungon aroma jote me mungon prekja jote..madje madje jam bere si i semure para teje....me mungon shum mbase ti sdo te me flasesh mbase sdo te me shikosh apo mbase do te flasesh keq per mua jam i lumtur?a e di pse? sepse e di qe do flasesh per mua sepse e di qe edhe pse ne anen negative mendon per mua sepse e di qe cdo mendim i yti kryqezohet me timin sepse ben sikur sme do kur zemra jote tregon krejt te kunderten tik tak tani nji tik tak i tharet qe sa me shume e degjoj aq me shume me kujton ty edhe plaget fillojne nga e para..........mankthi im me i madh ....edhe aq i bukur ne te njejten kohe.... | |
| | | A.N.I.
Numri i postimeve : 348 Age : 32 Registration date : 20/02/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 2/5/2008, 10:53 pm | |
| - just myself shkruajti:
- Momenti kur nuk kam qen i lidhur me te dashuren eshte totalisht i imi ca tbej kur bie ne melankoli te thelle
tik tak tik tak cdo cast qe kalon ne krijon nje therje ne kraharor,cdo moment qe iken me iken pa ty,cdo minute qe marr fryme me sjell vdekjen ne sy,cdo moment pa ty me fut ne trishtim. fjale boshe fjale pa kuptim nji te dua i mungon shpirtit tim,nje buzeqeshje sado e vogel me con mbi qiell nji shikim i yti me jep shprese. ste kam me mungon ste shoh jam verbuar ,sti degjoj fjalet e tua te embla te me shqeresonin zemren.... me mungon fryma jote me mungon aroma jote me mungon prekja jote..madje madje jam bere si i semure para teje....me mungon shum mbase ti sdo te me flasesh mbase sdo te me shikosh apo mbase do te flasesh keq per mua jam i lumtur?a e di pse? sepse e di qe do flasesh per mua sepse e di qe edhe pse ne anen negative mendon per mua sepse e di qe cdo mendim i yti kryqezohet me timin sepse ben sikur sme do kur zemra jote tregon krejt te kunderten tik tak tani nji tik tak i tharet qe sa me shume e degjoj aq me shume me kujton ty edhe plaget fillojne nga e para..........mankthi im me i madh ....edhe aq i bukur ne te njejten kohe.... waw,,,,,,,fantastike,me la pa fjale,,,, | |
| | | A.N.I.
Numri i postimeve : 348 Age : 32 Registration date : 20/02/2008
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... 6/5/2008, 10:58 pm | |
| - AI_CUNI_ATJE shkruajti:
- Hap deren e dhomes time dhe pa u menduar hyj brenda. Gati-gati ne menyre instiktive. Ajo eshte gjithcka qe mund te kerkoj tani ne keto momente. Nje vend i gjithi i imi ku mund te qendroj i pangacmuar dhe i vertete. Skuta ime e erret, ku nuk egzistojne ngjyrat apo dritat. Gjithcka atje eshte e njete, pa ndryshime. E erret per mos u dukur copat e korraces time kur bien poshte pa zhurme. I zbuluar nga cdo mburoje por i sigurt, me ndihmojne te ec perpara per mos u perplasur neper qoshet e zhvendosuar nga imagjinata ime. E erret per mos u ngacmuar nga gjithcka qe me rrethon pa zhurme por qe gjithashtu ben hije kur ndodhet ne drite.
Dhe keshtu hyj brenda duke terhequr zvarre kembet qe i ndjej te shkeputura nga pjesa tjeter e trungut. Mbyll deren me ngadale dhe filloj renien ne vorbullen e fuqishme te boshlleku qe me pushton. Nen efektin e kesaj gjendjeje clirohem nga gjithcka dhe forca e rendeses pushon se diskutuari me muskujt e mi. Tani mund te shoh pa patur nevoje te hap syte. Shoh vetem ate qe duhet te shihet dhe perseri bije dhe bije duke cliruar cdo pike mbeshtetjeje. Tani ehste qetesi dhe frymemarja ime me ben shoqeri dhe kur cdo paterice largohet prej meje, renia shnderrohet. Tani trupi, mendja, shpirti nuk jane me te mite. s'kam pse prek, pse nuhas, pe shijoj sepse tani nuk jam vetem. Ajo qe kam kerkuar eshte me mua. Ne mua. Jashte vetes sime tani udhetoj i cliruar dhe shoh trupin tim tek mbyll syte te shkoje poshte. Sa cudi! Gjithcka tani shkon poshte. Mos valle bota ne nxitim e siper ka ngaterruar kah? Sa cudi!... e ke bere vete kete?????/fantastike!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! dhe pse se besoj asnjehere ne bote qe nje mashkull mund te ndihet kshu | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: HISTORI PERSONALE... | |
| |
| | | | HISTORI PERSONALE... | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |